Telegrafi

Pacolli merr pjesë në takimin e Organizatës Botërore të Doganave

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron sot në Bruksel ku po përfaqëson Kosovën si anëtare me të drejta të plota dhe barabarta në e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel, në takimin e Këshillit të OBD-së.

“Përkundër përpjekjeve të Serbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, delegacioni ynë ka ushtruar të drejtat dhe obligimet sikurse të gjithë anëtarët e tjerë. E uroj zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuriya nga Japonia dhe Kryesuesin e Këshillit Enrique Cannon nga Uruguai.”

“Përpjekjet tona nuk do të ndalen asnjëherë për të bërë Kosovën një anëtare të plotë dhe të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka  shkruar Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Telegrafi