Telegrafi

Pacolli: Mbështetja gjermane për Kosovën është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe normalizimin e raporteve me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli tha sot se mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook një ditë para takimit me homologun gjerman, Heiko Mass shkruan se me të do të diskutojnë shumë çështje të interesit të përbashkët.

“Nga Frankfurti zgjodha trenin për të udhëtuar drejt Berlinit, ku nesër do të zhvillojë vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Me homologun tim Mass do të diskutojmë shumë çështje të interesit të përbashkët. Mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/