Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkë me 8 të rinj janë nisur drejt Europës për vizitë.
Pacolli udhëtimin e të rinjve e ka krahasuar me udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke thënë se është ndjerë shumë i emocionuar.
“Me kujtohet si sot udhëtimi im i parë. Unë për herë të parë udhëtova jashtë vendit në vitin 1966. Nuk i kam harruar emocionet qe kisha. Sot kam kënaqësinë të udhëtoj me këta të rinj, në udhëtimin e tyre të parë jasht vendit. Siç pata premtuar, këta janë fansat e përzgjedhur për një udhëtim nëpër disa shtete të Europës’, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pacolli më parë pati premtuar se do t’i shëtisë disa të rinj kosovarë për të parë jetën jashtë vendit. /Telegrafi/