Site icon Telegrafi

Pacolli: Liberia rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën

Në Dakar të Senegalit ku po merr pjesë në inaugurimin e presidentit, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar edhe presidentin e Liberisë, George Weah.

Kryediplomati kosovar tha se Weah rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të Liberisë për Kosovën.

Duke qenë se Weah ka qenë një ish-futbollist i njohur, Pacolli e ka shfrytëzuar këtë takim për ta njohur atë edhe me ecurinë e Kombëtares së Kosovës në futboll.

“Presidenti Weah, i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të vendit të tij për Republikën tonë. Presidentin Weah, dikur fitues i Topit të Artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë të kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje. Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah”, shkroi Pacolli.

Exit mobile version