Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, që pak minuta më parë ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me LDK që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka thënë se LDK është partner i natyrshëm.
“Gjërat nuk arrihen me dhunë, por me vepra dhe me punë. Me LDK-në do të implementojmë synimet tona, programin tonë. Jam i bindur se qytetarët masovikisht do të dalin në zgjedhje, për çka edhe i ftoj të dalin në zgjedhje sepse ka ardhur koha e ndryshimit”, ka thënë Pacolli pas nënshkrimit të koalicionit në rezidencën e tij, njofton Klan Kosova.
Pacolli ka thënë poashtu se nuk është folur për postet, të cilat do t’i ketë AKR, e cilat LDK.
“Nuk kemi folur për poste, ne gjithmonë kemi kërkuar një platformë nga ku mund ta ndryshojmë Kosovën. AKR dhe LDK do ta ndryshojnë Kosovën”.
“Tani ka lindur një koalicion i mbarë, një koalicion i punës, i ndryshimit. Tani ka ardhur fundi, dinjiteti duhet tu kthehet qytetarëve”, ka përfunduar ai.