Telegrafi

Pacolli: LDK luan rolin e opozitës vetëm aty ku nuk është vetë në pozitë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se LDK-ja po e luan rolin e opozitës vetëm aty ku nuk janë vetë në pozitë.

Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se LDK nuk kishte reaguar njësoj kur Behgjet Pacolli e kishte emëruar në pozitën e ambasadorit në Gjermani, Astrit Zemaj, vëllanë e deputetit të LDK’së, Armend Zemaj, në dhjetor 2017, vetëm disa muaj pas formimit të Qeverisë Haradinaj.

Postimi i  plotë:

LDK para disa ditëve kishte bojkotuar mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme ku u intervistua kandidati i propozuar nga Qeveria Haradinaj për ambasador në Gjermani, Beqë Cufaj, me arsyetimin se është kundër emërimeve politike të ambasadorëve sepse tashmë përqindja e lejuar e të emëruarve politik është tejkaluar.

Por LDK nuk kishte reaguar njësoj kur Behgjet Pacolli e kishte emëruar në pozitën e ambasadorit në Gjermani, Astrit Zemaj, vëllain e deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, në dhjetor 2017, vetëm disa muaj pas formimit të Qeverisë Haradinaj.

Kjo është LDK! Gjithmonë e luan rolin e opozitës vetëm aty ku nuk janë vetë në pozitë.