Telegrafi

Pacolli kundër privatizimit të KEK-ut, Aeroportit dhe PTK-së

Në debat morën pjesë ekspertë të ekonomisë, të institucioneve të Kosovës, të partive politike, shoqërisë civile dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Ekspertët e fushave të ndryshme të ekonomisë kanë shprehur qëndrim kritik për rrjedhën e deritashme të procesit të privatizimit.

Ata thanë se duhet bërë studim i mirëfilltë i kapaciteteve të ndërmarrjeve që do të privatizohen dhe investitorëve të interesuar në mënyrë që prej tyre të përfitojnë sa më shumë qytetarët e vendit. /rtk/rtv21/