Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit “Iliria”.
Bisedën e tij Pacolli e filloi duke treguar për një eksperiencë personale, kur iu kishte rrezikuar jeta enuk e kishte humbur shpresën asnjëherë.
“Unë dua t i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme”, theksoi Pacolli në ligjëratën e tij.
Ai foli për mësimet e të parëve, besimi në vete dhe respektimi i partnerëve.
“Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda; ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse është e sinqertë. Unë dua t’i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore”, ka shtuar ai. /Telegrafi/