Site icon Telegrafi

Pacolli: Kosova qëndron fuqishëm në krah të ShBA-së në luftën kundër ISIS-it

Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër ISIS-it, e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë.

Kështu ka vlerësuar Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në  hapje të punimeve të ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër ISIS-it, i cili po mbahet në Washington D.C.

“Në  Washington D.C. me ftesë të Sekretarit, Pompeo, po marr pjesë në takimin e ministrave të Koalicionit kundër ISIS-it. Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste, e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë”, ka thënë Pacolli, në një postim në Facebook.

Kryediplomati Pacolli do t’i adresohet ministrave të pranishëm edhe me një fjalim, ndërkohë që me një fjalim pjesëmarrësve do t’i adresohet edhe Presidenti i Shteteve të  Bashkuara, Donald Trump.

Ministri i Jashtëm Pacolli po merr pjesë në këtë takim me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. /Telegrafi/

Exit mobile version