Site icon Telegrafi

Pacolli: Kosova e përkushtuar t’i kontribuojë paqes në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se krimi nuk njeh kufij, ndaj lufta kundër krimit duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar.

Pacolli në konferencën franko-gjermane kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor tha se Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që t’i kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

“Në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmova angazhimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.

Krimi e trafiku nuk njohin kufij, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar. Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë – kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme.

Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që ti kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”. /Telegrafi/

Exit mobile version