Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë pronari i të gjitha pronave komunale në Prishtinë, është Kuvendi Komunal i Prishtinës, por pronar i parcelës te Instituti Albanologjik është vetë ky institut.
Pacolli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kuvendi Komunal i Prishtinës do të pranojë ndonjë kërkesë për sigurimin e një shtatore për Anton Çetën.
“Jam i sigurt se nëse do të ketë një kërkesë për ndonjë lokacion tjetër për këtë figurë dhe figurat tjera meritore që konsiderohen me peshë kombëtare”.
Pacolli ka thënë se Komuna e Prishtinës po ka problem me sigurimin e një hapësire për të vendosur shtatoren e Adem Jasharit.
“Të njëjtin problem po e kemi edhe me sigurimin e një sheshi për Adem Jasharin. Akoma Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk ka gjetur një lokacion të përshtatshëm. Prishtina nuk është aq e vogël sa që të mos mund t’u gjejë vend figurave të mëdha të kombit”, tha ai përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i Prishtinës ka thënë se ai personalisht mendon se Anton Çeta e ka vendin para Institutit Albanologjik.
“Ai ishte figura kryesore në ato momente. Anton Çeta ishte figura qendrore e cila ishte hallka e të gjitha të tjerave. Ai e ka vendin në çdo kund në Kosovë dhe Shqipëri. Nëse më kërkohet edhe para shtëpisë time, unë do të ndajë parcelën për shtatoren e tij”, ka deklaruar Pacolli./Telegrafi/