Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë versionin e tij lidhur me takimin e së martës me kryeministrin e Marokut, në ambientet e OKB-së, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit maoken, Saadedine Othmani, i cili ka mohuar se me Pacollin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe Maroku nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Kryeministri maroken ka thënë se gjatë kohës së pauzës një person nga Kosova [Pacolli] është imponuar me prezencën e tij.
Por, këto pohime të kryeministrit Othameni i ka demantuar Pacolli, duke thënë se “e vërteta me Kryeministrin e Marokut është ndryshe nga ajo e reflektuar nga disa mediume kosovare”.
Postimi i plotë i Pacollit:
“E verteta me Kryeministrin e Marokut është ndryshe nga ajo e reflektuar nga disa mediume Kosovare. Une dje kisha takim të akorduar, me shkrim, me Kryeministrin, (shifni poshtë);
Sidoqoftë metri diplomatik nuk ka krahasim me metrin mediatik.
—————————————
Ne e pyesim, via sms, Kryeministrin;
‘A ka dicka te re? Nje takim i shkurte 5 min?’
Përgjigja e Kryeministrit;
‘Tani jam ne ndertesen e Kombeve te Bashkuara, ulur perballe salles se konferencave nr. 4, nese ke kohe mund te takohemi’” (sic), ka shkruar Pacolli.