Telegrafi

Pacolli kërkon reagim ndërkombëtar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi.

Pacolli ka thënë se Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj, transmeton Telegrafi.

Tutje ministri Pacolli ka theksuar se Serbia me parada ushtarake vetëm po i dërgon botës një mesazh që ata mbesin një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe se mentaliteti i Milloshevqit është ende i gjallë në Beograd.

Në fund të shkrimit të bërë në Facebook, Pacolli ka kërkuar një reagim ndërkombëtar kundër kësaj sjelljeje të Serbisë, një ditë pas Ditës së Evropës.

Ndryshe në paradën ushtarake të mbajtur në Serbi kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus./ Telegrafi/