Telegrafi

Pacolli i kërkon homologut finlandez përkrahjen për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, sot në Nju Jork ka takuar homologun e tij finlandez, Timo Soini.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se homologu finlandez i ka kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave dhe e ka informuar për procesin e dialogut me Serbinë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“Shumë takim i përzemërt me homologun tim finlandez Timo Soini, që ruan kujtimet më të mira nga vizita në Prishtinë për dhjetë vjetorin e pavarësisë. I kërkova mbështetje për liberalizimin e vizave dhe e informova për procesin e dialogut me Serbinë. 

Ftova ndërmarrësit finlandezë, një vend me eksperiencë në sportet dimërore, të investojnë në Kosovë, duke përfituar lehtësi të mëdha. Miku im Soini më garantoi për mbështetjen e vendit të tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku Kosova bën pjesë, apo do të aplikojë në të ardhmen”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/