Telegrafi

Pacolli kërkon dorëheqjen e Qeverisë: Merrni plaçkat e largohuni!

epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo's capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country's new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është përfshirë në debatin e fundit për sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

Pacolli konsideron se “duhet të turpërohemi për gjendjen e spitaleve tona”. Sipas tij, nëpër spitalet e Kosovës dominon kaosi, papastërtia dhe ndotja.

Për të gjitha këto, ai po e bën fajtore Qeverinë e Kosovës, të cilës edhe ia ka kërkuar dorëheqjen.

“Kjo Qeveri duhet të lirojë vend sa më shpejt për shkak të mospunës, mosedukatës së tyre, Për kulturën e mospërgjegjësin tuaj, qeveri, po krijoni imazh të keq për të gjithë qytetarët e Kosovës për çfarë i bëj thirrje kësaj Qeverie të japë dorëheqjen e të lirojë vend për ata që dinë e duan të punojnë”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Postimi i tij i plotë i Pacollit:

“Sot zhgënjimi i radhës, në krejt mediat botërore duhet të turpërohemi për gjendjen e spitaleve tona.

Raportimet për situatën në sektorin e shëndetësisë në Kosovë janë pothuajse të njëjta me raportimet për situatën ambientale që informon publikun ndërkombëtar për, ambientin e shkatërruar të Kosovës, gjegjësisht për kulturën që jemi duke i treguar botës.

Disa ditë më parë, kur edhe unë reagova për ambientin e shkatërruar në Kosovë (malet e shkatërruara nga minierat e gurthyesit ilegalë, fushat pjellore të shkatërruara, lumenjtë pa ose me shtretër të shkatërruar e me plot mbeturina, mbeturinat çdokund, keqmenaxhim të qyteteve tona që po bëhen të pajetushëm çdo ditë e më tepër), mediat ndërkombëtare bënin një relacion mes këtyre dukurive (ambientit të shkatërruar) dhe kulturës tonë.

Sot e njëjta gjë me situatën e shëndetësisë në Kosovë. Në spitalet tona dominon kaosi, papastërtia, dhe ndotja çdokund (mbeturinat rreth spitaleve, qen dhe mace të ngordhura etj.), spitalet me fasadat kastrofale, rrugët dhe akseset nëpër këto spitale të mbushura me mbeturina spitalore, pa trotuare me hyrje të përlyera e shkallë të shkatëruara, spitale pa asnjë logjistikë dinjitoze, personel fare pa ose me rroba të ndyta, instrumente jo funksionale të hedhura kudo etj., etj., etj.

Edhe këtu vihet në relacion niveli i kulturës tonë me situatën reale që çdokush e përjeton në përditshmëri në Kosovë.

Shtrohet pyetja, a mos vallë qytetarët me vetiniciativë dhe pa këtë qeveri do ta organizonin këtë më mirë, dhe kjo është edhe një dëshmi që kjo Qeveri duhet të lirojë vend sa më shpejt për shkak të mospunës, mosedukatës së tyre, Për kulturën e mospërgjegjësin tuaj, qeveri, po krijoni imazh të keq për të gjithë qytetarët e Kosovës për çfarë i bëj thirrje kësaj Qeverie të japë dorëheqjen e të lirojë vend për ata që dinë e duan të punojnë.

Ju nuk e doni Kosovën, jeni duke e shkatëruar atë dhe jeni bërë të padurueshëm.
Ju nuk mundeni më të zhgënjeni qytetarin e Kosovës, ecni, ju lutem, se femijët tanë do t’ju mallkojnë.

Merrni plaçkat e largohuni krejtësisht, populli do të ndërtonjë përspektivën e vet shumë më mirë pa ju” (sic), ka shkruar Pacolli.