Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për kandidimin e tij për President, në rast se Kushtetuta do të lejojë që ky post të zgjidhet nga populli.
Ai ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se do të kandidojë për një mandat tjetër si President, vetëm nëse Kushtetuta ndryshohet, duke i lejuar popullit që të votojnë për zgjedhjen e Presidentit.
Pacolli ka treguar se këtë e kërkon edhe ai vetë dhe ka folur për një garë ndërmjet tij e Presidentit Thaçi.
Për të dëgjuar se çfarë thotë Pacolli për këtë garë në qoftë se ndryshon Kushtetuta, ndiqeni videon e mëposhtme gjatë emisionit “Komiteti” prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini: