Site icon Telegrafi

Pacolli: Jordania, partner i fuqishëm i Kosovës

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij jordanez, Rajai Muasher.

Në takimin kokë me kokë mes kryediplomatit kosovar dhe numrit dy të qeverisë jordaneze, është biseduar për marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

“Jordania është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha nivelet.

Ne do të fokusohemi më shumë në bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe të sigurisë”, deklaroi Pacolli.

Exit mobile version