Site icon Telegrafi

Pacolli: Inicova studimin e përbashkët ndërkombëtar “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, ka iniciuar studimin e përbashkët ndërkombëtar “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”.

Ky dokument, sipas Pacollit, do të shërbejë si platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.

“Përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku. Sot, në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe Haradinaj inicova studimin e përbashkët ndërkombëtar ‘Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme’.
Ky dokument do të shërbejë si platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version