Menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, kanë ardhur shumë reagime nga personalitete të ndryshme në Kosovë.
Ndër to është edhe reagimi i kryetarit të Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Sipas tij, kjo qeveri ikën, ashtu edhe siç erdhën – me intriga.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Iken edhe këta, ashtu siç erdhen – me intriga
Nuk i mbajtët premtimet;
E varfarëruat vendin;
E pasuruat veten;
E shkatërruat perspektivën e rinisë;
Ju përcolli dhuna dhe gazi lotsjellës;
U bëtë gazi i botes;
E kriminalizuat shoqërinë me shantazhe e intriga;
Varfëria, dhe cdo e keqe tjetër e ka kapluar këtë shoqeri;
200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova nga e keqja që ia sollët ju qeveritarë dhe deputetë, popullit të Kosovës.
Sot ky vend e ka mundësinë që ti jap drejtim ndryshe jetës dhe zhvillimit.
Qytetarë të dashur, vetëm
#AKR rikthen shpresën
#AKR 20 përqind