Hajvalia sot ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1:0, me golin e 18 vjeçarit, Shkëlqim Pacoli i cili me tu inkuadruar në pjesën e dytë arriti që të shënoi golin e tij të parë në Superligë.
Në fund goli i të riut nga Hajvalia doli të jetë vendimtarë duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme në këtë periudhë.
Pas rezultateve të dobëta dhe renditjes në fund të tabelës në xhirot e para të kampionatit ku si rezultat i kësaj Bekim Isufi dha dorëheqje nga posti i trajnerit, tani gjërat kanë nisur të ndryshojnë për skuadrën nga paralagjia e Prishtinës.
Hajvalia ka fituar dy ndeshjet e para me trajnerin e ri duke e rikthyer kështu besimin dhe dëshirën për tu ngjitur më lartë në tabelë. /Zëri/Telegrafi/