Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se kur kishte vendosur të merrej me politikë dhe të kthehej në Kosovë nuk e kishte ditur se njerëzit dhe gjërat në Kosovë kishin ndryshuar shumë.
“Dikur e mira kthehej me të mirë”, deklaron Pacolli në Zona B.
Ai thotë se tashmë e ka kuptuar se gjërat nuk ishin ashtu siç fillimisht i kishte menduar.
“Në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës kam hyrë vetëm për shkak të Kosovës dhe kosovarëve dhe asnjëherë se jam pajtuar me ideologjinë e PDK-së”, ka thënë Pacolli.
Pacolli tha se ishte i vetëdijshëm se kjo sakrificë e tij ishte e nevojshme për të shmangur bllokadën politike.
“Bllokada do të ishte katastrofike për Kosovën”, thotë Pacolli.