Site icon Telegrafi

Pacolli fton qytetarët: Të nderojmë Presidentin Clinton dhe Sekretaren Albright

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të marrin pjesë në tubimin qendror të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës që mbahet nga ora 11:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Të dashur miq,

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së, në Kosovë po qëndrojnë për vizitë Presidenti Bill Clinton dhe Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, liderët më meritorë për lirinë që e gëzojmë tash 20 vjet.

Andaj, në mënyrë që të shprehim falënderimin tonë ndaj tyre dhe kontributin e tyre për vendin tonë, ju ftoj të gjithëve të dilni në Sheshin “Nënë Tereza” për tubimin qëndror që do të mbahet nga ora 11:00 si dhe për Ecjen për Liri që do të zhvillohet nesër në ora 14:00.

Të nderojmë Presidentin Clinton dhe Sekretaren Albright me pjesëmarrje nesër. #PërLirinëTonë

 

Exit mobile version