Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka kujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, që ndodhi 18 vite më parë.
Ai thotë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.
Shkrimi i plotë:
Më 13 gusht para 18 viteve u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Vetiut në vitin 2001. Marrëveshja e Ohrit mori përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit multietnik duke krijuar një format evropian për bashkëjetesë ndëretnike. Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit. /Telegrafi/