Mnistri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur për ndalimin e vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, vizitë kjo e planifikuar ditë më parë.
Pacolli në një deklartë për media ka thënë se Kosova do të jetë e mbyllur për çdo kënd që vjen me tentativë të çakordoj harmoninë ndëretnike.
“Në Kosovë do të jetë i mirëseardhur çdo mik, dhe çdokush që dëshiron të punoj me Kosovën. Kosova do të jetë e mbyllur për çdo kënd që vjen me tentativë të çakordoj harmoninë ndëretnike që e kemi krijuar, dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është i mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij askush nuk ka të drejt të vijë në Kosovë dhe të krijoj urrejtje mes njerëzve.
“Ne kemi ndaluar hyrjen e nejrëzve, funksionarve të lartë shtetëror të Serbisë, kur kemi dëshmi të fuqishme se vizita e tyre është tendencioze dhe vinë për aryse të urrejtjes”, ka deklaruar ai./Telegrafi/