Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Bruksel , ka takuar edhe eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovën, Tanja Fajon, me të cilën ka diskutuar se si do të ecet përpara me liberalizimin e vizave.
“Takim shumë i ngrohtë me eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovën, Tanja Fajon. Si do të ecim përpara me liberalizimin e vizave, ishte tema kryesore. Votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, ishin tema të tjera. Fajoni mbetet mike e madhe e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/