Kreu i AKR-së, biznesmeni Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe pse ka nënshtetësi zvicerane, në ndeshjen e nesërme Shqipëri – Zvicër ai do ta përkrahë këtë të parën.
“Miqtë e mi. Katër vite me padurim e kemi pritur fillimin e Kampionatit Evropian të futbollit, dhe më padurim kemi pritur të shohim Kombëtarën tonë, kuq e zi, të jetë pjesëmarrës. Pavarësisht se kam shtetësinë Zvicerane, me duhet të them se zemra më rreh gjithmonë për vendin dhe kombin tim!”, ka thënë Pacolli. “Unë, të shtunën do të përkrah kombëtaren shqiptare ndaj Zvicrës, dhe uroj të kthehemi fitues! Do të jem po ashtu shumë i lumtur të takoj edhe mijëra shqiptarë të tjerë, nga e mbarë Evropa në Francë”.
Pacolli ka thënë se një tjetër lajm pozitiv vjen sonte nga UEFA e cila para një orë e ka vendosur Kosovën në grupin I për kualifikimet për botërorin e Rusisë.
“Suksese çuna”.