Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj lajmit për njohjen e Xhamajkës, ku fillimisht për këtë njohje njoftoi presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq u demantua më vonë nga ministrja e jashtme e Xhamajkës.
Pacolli përmes një postimi në Twitter ka shkruar “ Sidoqoftë faleminderit Xhamajkë , faleminderit ministre Kamina Johnson-Smith, faleminderit SHBA, Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të
mbesin përgjithmonë miq të besuar të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”. /Telegrafi/
Thank you Jamaica in any case, thank you Minister @kaminajsmith , thank you USA,@RepEliotEngel
Kosovo and Kosovars will remain forever trusted friends of the government and people of Jamaica pic.twitter.com/GEJdc2hFUi— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) February 21, 2020