Site icon Telegrafi

Pacolli: Është spekulim lajmi se AKR ka caktuar ministrat

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se është spekulim ndoshta edhe i qëllimshëm i dikujt, lajmi se AKR ka caktuar ministrat e mundshëm të Qeverisë.

Lexo po ashtu Pacolli, Shkodra, Lluka, Matoshi dhe Gashi - ministra të mundshëm të AKR-së!?

“Është spekulim ndoshta edhe i qëllimshëm i dikujt, lajmi se AKR ka caktuar ministrat e mundshëm të Qeverisë.

Konform statutit të partisë secili i propozuar miratohet nga kryesia. Të gjitha procedurat e caktimit të bartësve të dikastereve të AKR do të kryhen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Exit mobile version