Site icon Telegrafi

Pacolli: Edhe Afganistani bojkoton ceremoninë e ndarjes Nobelit për Handken

Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe Afganistani do ta bojkotojë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

“Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, sonte kam marrë një telefonatë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman i cili më njoftoi se ai ka udhëzuar Ambasadorin e tyre në Suedi që të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit. Mirënjohës për miqtë tanë në Afganistan”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version