Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli ka theksuar se ka pasur informata se shteti turk po kërkon dy persona të dyshuar se janë pjesë e grupit të Gylenit.
Ai në emisionin Debat D Plus, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se emrat e dy prej të arrestuarve janë përmendur edhe në takimet bilaterale që i ka zhvilluar me homolugun turk.
“Gjatë vizitës së fundit, në të gjitha institucionet që jemi pritur, është folur për këto – jo në mënyrë presioni – por është rekomanduar që të shiqojmë duke pasur parasysh marrëdhëniet tona të mira, që përgjegjësit e grushtshtetit t’i dërgojmë në Turqi”, ka shtuar Pacolli. /Telegrafi/