Site icon Telegrafi

Pacolli dyshon se AKR është dëmtuar në vota nga LDK-ja

Kreu i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka theksuar se dyshon kandidatët për deputetë të kësaj partie, janë dëmtuar në vota ga partneri i madh i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ai në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së, ka theksuar se “kam frikë se është abuzuar pak me votat brenda koalicionit me partnerin e madh, me nga 20 ose 30 vota”.

“I shoh raportet zgjedhore çdo ditë,  ku çdokund ka intervenime në ato raporte, dhe aty ka vota për AKR-në”, ka theksuar Pacolli.

Sipas tij, “do të ishte gabim trashanik nëse dikush e ka bërë këtë, në mesin e deputetëve të koalicionit”.

“AKR-ja ka pasur shumë pak vëzhgues dhe nuk ka pasur komisioner të vet. Kjo e ka dëmtuar goxha AKR-në. Nëse na ndajnë këto 40 vota, të mos jenë në grupin e deputetëve, është pak e dhimbshme. Votat janë numëru dhe nëse jemi dëmtuar qëllimisht, atëherë qëllimi i keq është arritur”, ka shtuar Pacolli./Telegrafi/

Exit mobile version