Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, reagoi pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai deklaroi se ky veprim është gjest i një burrështetasi, ndërsa tha se ak pasur nderin të bashkëpunojë me Haradinajn.
“Sot veprimi i kryeministrit Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së.
Kam pasur nderin të bashkëpunoj me kryeministrin Haradinaj dhe shprehi simpatinë dhe solidaritetin tim për të si kryeministër dhe qytetar i rëndomtë”, tha Pacolli.