Telegrafi

Pacolli: Diplomati Rücker, mik i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, ka theksuar se ka pasur kënaqësinë që sot e ka takuar  ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ambasadorin gjerman, Joachim Rücker, i cili sipas tij, kishte dhënë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai këto komente i bëri në profilin e tij në Facebook.

“Ai, vërtetë ishte dhe mbeti një mbështetës i madh i Kosovës dhe popullit të saj në rrugëtimin dhe vullnetin drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është e bekuar me miq ndërkombëtarë si diplomati Rücker”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/