Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë sot ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të pavarësisë.
Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë nuk ka alternativë.
“Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë s’ka alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/