Site icon Telegrafi

Haradinaj dhe Pacolli përplasen në Kuvend, “dikush po rren këtu”

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë akuzuar njëri tjetrin për se janë duke gënjyer rreth një raporti të BE-së, për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Pacollit, BE po thotë se në Kosovë nuk po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndërsa kryeministri po e thotë të kundërtën.

“Bashkimi Evropian po thotë se në këtë vend nuk po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe se nuk ka as qëllim dhe as vullnet për ta bërë një gjë të tillë. Ndërsa, ju po e thoni të kundërtën. Atëherë kryeministër me tregoni a po rreni ju apo po rren BE-ja. Këtu duhet të përgjigjeni, sepse ju po thoni plotësisht kundër asaj që ka thënë BE”, tha Pacolli.

Deputetes Pacolli, iu përgjigj edhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se me gjasë po gënjen ajo.

“Fjala rren prita që vjen dikur kah fundi i interpelancës, por meqë erdh në fillim, ndoshta po rreni ju zonja Pacolli. Se tre janë kah flasin, ju jeni një, Qeveria dhe BE-ja, pra nuk përjashtohet mundësia që edhe ju po rreni. Pra, nëse për dy po thuhet cili, edhe ju jeni palë në këtë rast, mund të ndodh që po rreni ju”, u shpreh Haradinaj.

 

Exit mobile version