Telegrafi

Pacolli dhe ambasadorja greke bisedojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve

Në kuadër të takimeve të shumta që kishte gjatë ditës me korin diplomatik rezident dhe jo-rezident në Kosovë, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, takoi sot edhe ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou.

Ata gjatë këtij takimi shprehën përkushtimin dhe zotimin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve konstruktive në mes të Kosovës dhe Greqisë në çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.

Ambasadorja Athanassiadou ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me aktivitete të disa grupeve apo individëve të veçantë që shqetësojnë palën greke. Ndërsa zëvendëskryeministri Pacolli shprehu distancim karshi këtyre aktiviteteve private që nuk pasqyrojnë politikën e jashtme të Kosovës dhe frymën miqësore në mes dy vendeve. /Telegrafi/