Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin ndaj taksistit shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ministri Pacolli aktet i ka quajtur të papranueshme.
“Dhuna dhe aktet e tilla duhet të dënohen me forcën e ligjit. Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa emergjente në parandalimin e sulmeve të tilla të cilat kanë për qëllim destabilizimin e asaj pjese të Kosovës”, ka shkruar Pacolli përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, sot është raportuar se persona të panjohur kanë thyer me gurë xhamat e veturës së një taksisti shqiptar derisa ai po barte udhëtarët në rrugën “Ivo Lolla Ribar” në veri të Mitrovicës.