Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në SHBA ku pjesë ne Asamblenë e Kombeve të Bashkuara është takuar me homologun e tij nga Burkina Faso, Alpha Barry.
Kryediplomati kosovar në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se e ka falënderuar ministrin e këtij vendi lidhur me atë se nuk është dorëzuar para presioneve të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq për tërheqjen e njohjes së Kosovës.
“Është impresionuese të ndjesh seriozitetin dhe ndershmërinë me të cilën e trajtojnë Kosovën disa vende afrikane të cilat gjatë kësaj periudhe të fundit kanë qenë nën presionin, lajkat, manipulimet e Serbisë për të tërhequr njohjen e Kosovës”.
“Ndaj e falënderova nga zemra ministrin e jashtëm të Burkina Fasos Alpha Barry, vend i cili na njohu në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Burkina Faso nuk është dorëzuar para presionit të ministrit Daçic, i cili e ka vizituar para do kohësh vendin e tij”.
” Ministri, pjesë e një qeverie të re, kërkoi informacione prej meje për ecurinë e dialogut dhe më garantoi se mbështetja e Burkina Fasos për Kosovën në organizatat ndërkombëtare, atë të Frankofonisë dhe në Interpol do të vazhdonte.. E ftova të vizitonte Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqēsi nga homologu im”, ka shkruar ai.