Site icon Telegrafi

Pacolli boton librin e ri ”Të Lobosh për Kosovën”

“Nuk e kam zakon të flas shpesh për veprat e mia, por pasi kam dëgjuar shumë fjalë boshe rreth tyre, vendosa të botoj një libër të ri mbi lobimin tim në Amerikë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Librin “Të lobosh për Kosovën” prej sot mund ta shkarkoni në PDF në faqen www.teloboshperkosoven.com

“ Janë vetëm dokumente dhe jo fjalë. Këto dokumente origjinale tregojnë qartësisht rezultatet e këtij lobimi, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga presidenti Xhorxh Bush gjatë vizitës në Tiranë në 2007”.

“Është një punë e madhe që unë e bëra së bashku me shumë personalitete të mëdha të SHBA-ve, miq të mëdhenj të Kosovës dhe kombit shqiptar. Kjo punë lobuese u bë në emër të AKR-së, e cila pas shpalljes së presidentit Bush, u shndërrua në parti politike”.

“Brezat e rinj, studiuesit, kritikët kanë rastin ta prekin me duar këtë vepër lobuese e cila nuk u ndal në SHBA, por vijoi dhe vijon dhe sot në gjithë botën për njohjen e shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Pacolli.


 

Exit mobile version