Site icon Telegrafi

Pacolli: Besoj në pafajësinë e Thaçit e Veselit, UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit të vendit, Hashim thaçi dhe liderit të opozitës, Kadri Veselit dhe se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.

Pacolli tha se të gjithë besojnë në luftën e drejtë të UÇK-së dhe në pafajësinë e ushtarëve të saj.

Ai theksoi se Kosova ka luftuar çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë, pas gati një shekulli kur populli ynë ishte i shtypur e i vrarë nga Serbia.

“Kosova ka luftuar për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version