Site icon Telegrafi

Pacolli: Besoj fuqishëm te secili ish luftëtar i UÇK-së

​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani.

“Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare. Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe sot, Gjykata Speciale ka filluar me intervistimin e disa prej pjesëtarëve të UÇK-së.

Exit mobile version