Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se asnjë vend në rajon nuk mund ta ndalë apo shtyjë anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai më tej ka thënë se procesi i integrimeve evropiane për Kosovën është i pakthyeshëm, shkruan Novosti, përcjell Klan Kosova.
Këto deklarata Pacolli i ka bërë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që është zhvilluar në Shkup.
Ai këtu ka shfrytëzuar mundësinë që t’i përgjigjet kolegut nga Bosnja dhe Hercegovina – një prej vendeve të ‘kundërshton anëtarësimin” e Kosovës.
“Kjo po ndodhe sepse Serbia dëshiron kështu? Duket se gaboheni dhe nuk duhet të qëndroni prapa Serbisë”, ka i ka thënë Pacolli ministrit të jashtëm të Bosnjës.
“Me Serbinë, ka marrëdhënie në një nivel të caktuar, bisedimet në Bruksel dhe lëvizje të lirë të qytetarëve”.
“Çka do të bëni ju kur Serbia ta shfuqizojë veton për anëtarësim në OBK? A nuk mendoni se kjo nuk është e gabueshme, të ndiqet rruga e Serbisë dhe të ktheheni kundër nesh, qoftë edhe nëse jemi afër?, ka thënë Pacolli.
Në të njëjtën kohë, Pacolli ka sugjeruar Bosnjën që të tregohet më e mençur.
“Ne jemi tregje të vogla dhe prodhues të vegjël dhe i duhemi njëri-tjetrit. Kemi një histori të hershme, bashkëjetojmë me njëri-tjetrin, kështu që nuk bëhet vonë. Nëse ju jeni vonë, nesër nuk do të ketë vend për ju në tregun tonë”, ka shtuar ai.