Telegrafi

Pacolli: Arbën Xhaferi ishte rilindas modern i kombit shqiptar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kujtuar sot Arbën Xhaferin në përvjetorin e vdekjes së tij.

Pacolli në një shkrim të bërë në Facebook ka shkruar se kujton mikun e tij Arbën Xhaferin, një njeri më të cilin ai me pasion diskutonte për të ardhmen e kombit tonë, një njeri që kishte vizion dhe mision integrimin ndër-shqiptar.

Tutje Pacolli ka thënë se Arbën Xhaferi ishte një rilindas modern i kombit shqiptar, transmeton Telegrafin.

“Ai ishte njeriu që kishte shndërruar në alternativa politike qeverisëse dy Lëvizje çlirimtare, atë të Kosovës dhe atë të Maqedonisë si këshilltar, si protagonist i këtyre shndërrimeve properëndimore të kombit shqiptar. Ai i paraprinte proceseve emancipuese të kombit shqiptar me idetë e veta, me platformën e tij kombëtare, me kritikën e vet për dukuritë degraduese, me aksionin e vet politik. Mësimet e tij janë ndriçuese për shumë prej krizave tona të sotme, për ekstremizmin fetar, për marrëdhëniet me fqinjët, për orientimin properëndimor të kombit”.

Pacolli në fund ka pohuar se në këtë kohë i mungon shumë Arbën Xhaferi./Telegrafi/