Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar me një kompani që i ka bërë fushatën, Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ai me tutje është shprehur se AKR është e gatshme për zgjedhje.
Ndërsa, për mundësinë e bashkëpunimit më partitë tjera, ka thënë nëse pranon kushtet e AKR-së, mund të bashkëpunojnë.
“Kushti është që program të jetë program real si i AKR-së”, tha Pacolli në TribunaChannel.
Ndërsa, ka thënë që angazhimi i tij do të jenë qytetarët dhe mirëqenia sociale e secilit që jeton në Kosovë./Tribuna/