Site icon Telegrafi

Pacolli me ambasadorin slloven bisedojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar sot ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë këtij takimi, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

Veç ri-theksimit të mbështetjes së fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, avancimit të agjendës euro-atlantike; një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive nëpërmjet organizimit të Forumeve Ekonomike në të dyja vendet.

Nevoja për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjithashtu.

“Është koha e fundit, që Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave, pasi që shtetasit e saj janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që nuk po munden të lëvizin pa viza”, ka thënë Pacolli.

Exit mobile version