Telegrafi

Pack: Pavarësi për Kosovën, do të veprojmë si union

“Nuk besoj se dikush do ta kundërshtoj këtë gjë – përkundrazi mendoj se të gjithë do të veprojnë si union. Ndoshta vetëm disa, ose një shtet, nuk do të jetë i gatshëm t’i ndjek shtetet të tjera në njohjen e pavarësisë”, ka thënë Pack.

Sidoqoftë, ajo është shprehur e bindur në unitetin e vendeve të BE-së, sepse përndryshe, siç u shpreh ajo – do të luanin në të mirë të Rusisë – ndërsa Rusia, sipas Packut, nuk është e interesuar, as për Kosovën, as për Serbinë, por vetëm për ta dobësuar Evropën. “Asaj (Rusisë) aspak nuk i pëlqen Unioni i fortë në fqinjësi”, ka shtuar Pack.

E pyetur se çfarë mund të ngjajë në Spanjë e Belgjikë, nëse Kosova bëhet e pavarur, Pack ka thënë se, “Spanja është shtet i lumtur dhe gjendet brenda BE-së”.

Ndërkaq në pyetjen, nëse Serbia duhet të dënohet për “krimet e Sllobodan Millosheviqit”, Pack, në intervistën dhënë gazetës serbe “Glas”, ka thënë: “Kjo nuk ka të bëjë më të drejtën ndërkombëtare. Nëse jeni fajtor për krimet dhe shumë gjëra të tjera që kanë ndodhur gjatë viteve të 90-ta, atëherë do të dënoheni”.