Site icon Telegrafi

Pacientja që ka humbur gishtërinjtë nga meningjiti, apelon në vaksinim dhe diagnostikim

Ajo i kishte injoruar simptomat, duke menduar se meningjit i sulmon vetëm bebet dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.

Meqenëse sëmundja kishte avancuar shumë, mjekët në spitalin e Surreyt në Britani të Madhe, kanë bërë përpjekje të shumta që ajo të shpëtoi.

Pas tetë javësh në spital, ajo e ka mundur sëmundjen, që e ka lënë pa gishta të duarve dhe të këmbëve.

“Mos i injoroni simptomat dhe diagnostikohuni sa më herët” ka kërkuar Royce, e cila ende mbetet në regjim shtrati dhe terapi të fortë.

“Gjithsesi duhet të bëhet vaksinimi i fëmijëve, sepse kjo është një sëmundje e papërballueshme për ata” ka thënë po ashtu Royce. /Telegrafi/
 

Exit mobile version