Për 45 minuta sa ka zgjatur operimi i tëmthit, ajo i ka përjetuar tërë dhimbjet, sepse anestezioni nuk e ka kryer efektin e duhur.
Anestezioni kishte bërë që ajo të jetë e paralizuar, por me vetëdije të plotë, mirëpo në pamundësi të lëvizë apo të alarmoi mjekët për dhimbjen.
Ajo e ka paditur ekipin e mjekëve të spitalit Brelade në Jersey të SHBA-ve, sepse “ata do duheshin të mi vërenin lotët dhe rrahjet e shpeshta të zemrës”.
“Kam qarë nga brenda, sepse përjetoja dhembje të pashpjegueshme” ka thënë gruaja e cila shkaku i operacionit, ka sjellje histerike dhe më nuk mund të punon. /Telegrafi/