Në Shtetet e Bashkuara është filmuar një paciente e njohur vetëm si Leila, që qante nën efektin e anestezionit, sepse mendonte se peshqit po ngordhin në ujë.
Pasi është ngritur nga karrigia e dentistit, ku i ka nxjerrë disa dhëmbë, është afruar para një akuariumi të madh që ndante dy salla, transmeton Telegrafi.
Duke menduar se gjallesat janë duke u përpëlitur në ujë, ajo ka nisë të vajtojë dhe të ketë dhimbje për fatin e tyre.
“Është shumë dhimbshme, ata po ngordhin, duhet t’i shpëtojmë”, dëgjohet duke thënë Leila, teksa mban faqen e mpirë.
“Po notojnë, ata janë peshq dhe kjo është ajo që bëjnë”, e ngushëllon nëna, ndërsa përpiqet ta largojë nga aty. /Telegrafi/
https://youtu.be/7NaIfYAJvOw