Gjendja në tualetet e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka shqetësuar pacientët të cilët janë duke u trajtuar në këtë institucion publik shëndetësor.
Në një video e cila është dërguar në adresë të Telegrafit, shihet se nga tavani pikon uji, ndërsa thuhet po ashtu se aty është shumë ftohtë.
Po ashtu, personi që ka dërguar videon, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se temperaturat janë shumë të ulëta sidomos nëpër tualetet e kësaj klinike. /Telegrafi/